Denveri e Atlanta ecin përpara në NBA - Gazeta Express
string(37) "denveri-e-atlanta-ecin-perpara-ne-nba"

Basketboll

Gazeta Express

26/04/2023 10:36

Denveri e Atlanta ecin përpara në NBA

Basketboll

Gazeta Express

26/04/2023 10:36

Denveri dhe Atlanta janë kualifikuar në gjysmëfinale të Konferencave përkatëse në fazën e “play-offit” në NBA.

Nuggets e mposhti Minnesotan në duelin e pestë me rezultat të ngushtë 112:109 (22:29, 26:18, 29:30 e 35:30) për ta mbyllur serinë e ndeshjeve çerekfinale në 4-1.

Jamal Murray ishte hero i Denverit me 35 pikë të realizuara, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, përpara shkoi edhe Phoenixi, i cili në ndeshjen e pestë e mundi Los Angeles Clippersin, 136:130 (32:30, 29:40, 50:24 e 25:36).

Çereku i tretë ishte vendimtar për Suns, të cilët i shënuan 50 pikë karshi 24 të pësuara, për ta mbyllur kështu serinë e ndeshjeve çerekfinale 4-1 me ndeshje dhe për ta prerë një biletë për në gjysmëfinale.

Phoenixi u udhëhoq nga Devin Brooker (47) dhe nga Kevin Durant (31).

E në ndeshjen e tretë të natës, Atlanta i mbajti gjallë shpresat për të ecur tutje pasi e mundi Bostonin me rezultat të ngushtë, 119:117 (30:27, 28:39, 24:26 e 37:25).

Pra, Hawks triumfuan falë lojës më të mirë në çerekun e fundit për ta ngushtuar serinë e ndeshjeve në 2-3. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement