Dënohet me 4 vjet e 8 muaj burg i akuzuari për vrasjen te nënkalimi në Prishtinë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

09/12/2019 13:47

Dënohet me 4 vjet e 8 muaj burg i akuzuari për vrasjen te nënkalimi në Prishtinë

Ballina

Gazeta Express

09/12/2019 13:47

Katër vjet e tetë muaj burgim ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Nexhat Blakqori, i cili e kishte pranuar fajësinë se nga pakujdesia  e kishte privuar nga jeta, tani të ndjerin, Gani Rama.

Ai akuzohet se më 20 korrik 2019, në shkallët e nënkalimit të bulevardit “Bill Kllinton”, pas mosmarrëveshjes verbale, fizikisht e ka sulmuar tani të ndjerin Gani Rama, e që si rezultat i sulmit kishte ardhur deri te humbja e baraspeshës së tij, i cili ishte rrëzuar shkallëve, me ç ‘rast nga plagët e marra kishte humbur jetën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi është shpallur, të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti.

Gjykatësi Hoti njoftoi se të akuzuarit i ndërpritet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, e që lidhur me këtë sipas tij, palët do të pranojnë aktvendimin në formë të shkruar.

Shpenzimet e procedurës penale, ai tha se do të bien mbi llogarinë përfundimtare të gjykatës.

Hoti njoftoi se pala e pakënaqur, ka të drejtë të ushtrojë ankesë brenda afatit prej 15 ditësh pas pranimit të aktgjykimit.

Blakqori akuzohej, se më 20 korrik 2019, në shkallët e nënkalimit të bulevardit “Bill Kllinton”, pas mosmarrëveshjes verbale, fizikisht e ka sulmuar tani të ndjerin Gani Rama, e që si rezultat i sulmit kishte ardhur deri te humbja e baraspeshës së tij, i cili ishte rrëzuar shkallëve, me ç ‘rast nga plagët e marra kishte humbur jetën.

Për këto akuza, në seancën fillestare të mbajtur më 6 dhjetor 2019, Blakqori kishte pranuar fajësinë.

Gjatë seancës fillestare, prokurorja e rastit, Javorka Perlinqeviq, kishte bërë ricilësimin e veprës penale.

Prokuroria të akuzuarin Blakqori, fillimisht e akuzonte për veprën penale “vrasje”, nga neni 172, lidhur me nenin 23 të KPRK-së, vepër për të cilën është paraparë dënim jo më pak se pesë vjet burgim.

Ndërkaq, pas ricilësimit, të bërë nga prokurorja Perlinqeviq gjatë seancës fillestare, prokuroria e ngarkon të akuzuarin me veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, nga neni 175 i  KPRK- së, vepër për të cilën është paraparë dënim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 30 tetor 2019, kishte ngritur aktakuzë ndaj Nexhat Blakqorit, të cilin pas ricilësimit, e ngarkon me veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, nga neni 172, lidhur me nenin 23 dhe nenin 24 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, Blakqori, më 20 korrik 2019, në shkallët e nënkalimit, në bulevardin “Bill Kllinton”, pas mosmarrëveshjes verbal fizikisht e ka sulmuar tani të ndjerin Gani Rama, duke e goditur shume herë me grushte në pjesën e kokës, në këmbë e në pjesë të kraharorit.

Në aktakuzë thuhet se si rezultat kësaj, tani i ndjeri e kishte humbur baraspeshën dhe ishte rrëzuar nga shkallët, duke ardhur deri te vdekja e viktimës.

Me këto veprime, Blakqori akuzohet se ka kryer veprën penale të vrasjes nga pakujdesia.