Delegacioni amerikan sot viziton Kosovën, Qeveria jep detaje për takimin me Hotin - Gazeta Express
string(80) "delegacioni-amerikan-sot-viziton-kosoven-qeveria-jep-detaje-per-takimin-me-hotin"

Delegacioni amerikan sot viziton Kosovën, Qeveria jep detaje për takimin me Hotin

Gazeta Express

21/09/2020 10:40

Një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojë sot në Kosovë, raporton Gazeta Express

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin e kryeministrit me delegacionin e Shteteve të Bashkuara.

Lexo Edhe:

Sipas njoftimit, kryeministri Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë sot në orën 18:30 në Qeveri.

Gazeta Express ka raportuar dje se emisari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë do të vijnë të hënën në Kosovë.

Ky delegacion, përveç Kosovës, pritet të vizitojë edhe Serbinë, Greqinë e Izraelin. Grenell bashkë me delegacionin sipas burimeve, do të kenë vizita pesëditore, nga data 20 deri më 25 shtator.

Pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave.

Delegacioni do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe udhëheqës të sektorit privat.

Njoftimin për ardhjen e zyrtarëve amerikanë e ka bërë të ditur edhe Korporata Ndërkombëtare e Financave (DFC).

“Delegacioni do të avancojë investimet strategjike që mbështesin diversitetin e ofertave dhe fuqizimin e pavarësisë energjetike në Greqi dhe rajonin më të gjerë. DFC do t’i vërë themelet për hapjen e një zyreje në Beograd për lehtësimin e zbatimit të projekteve që mbështesin zhvillimin ekonomik në rajon”, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë e emisarit Grenell dhe zyrtarëve tjerë amerikanë do të realizohet për të verifikuar se deri ku ka shkuar zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi.

Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për normalizim ekonomik, e cila u konsiderua historike për faktin se hap rrugë të dy vendeve drejt një normalizimi të raporteve ekonomike si dhe hapet rruga për investime në gjithë rajonin përfshirë në autostrada, hekurudha dhe gaz. /GazetaExpress/