Delegacioni amerikan i kryesuar nga Grenell takohet me Vuçiqin dhe Brnabiqin - Gazeta Express
string(76) "delegacioni-amerikan-i-kryesuar-nga-grenell-takohet-me-vuciqin-dhe-brnabiqin"

Delegacioni amerikan i kryesuar nga Grenell takohet me Vuçiqin dhe Brnabiqin

Gazeta Express

22/09/2020 15:01

Delegacioni i qeverisë amerikane i kryesuar nga Emisari Special, Richard Grenell është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabic.

Takimi ka filluar në orën 14:00 në Pallatin presidencial të Serbisë, në të cilin po marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Emisari Special i Presidentit Trump, Richar Grenell i shoqëruar edhe drejtori ekzekutiv të Korporatës Financaire Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC) mbrëmë janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Delegacioni amerikan pos Kosovës dhe Serbisë, do të vizitojë edhe Greqinë dhe Izraelin.