Deklarata e Xuxit në Kosova Live - T7, vjen reagimi i ashpër i Xhenetës: Pak respekt duhet me pas - Gazeta Express
string(93) "deklarata-e-xuxit-ne-kosova-live-t7-vjen-reagimi-i-ashper-i-xhenetes-pak-respekt-duhet-me-pas"

Rozë

Gazeta Express

11/11/2025 19:55

Deklarata e Xuxit në Kosova Live – T7, vjen reagimi i ashpër i Xhenetës: Pak respekt duhet me pas

Rozë

Gazeta Express

11/11/2025 19:55

Pas intervistës së dhënë nga ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, në emisionin Kosova Live në T7, ku foli për raportet me ish-banorët dhe deklaroi se brenda shtëpisë nuk kishte shumë njerëz me të cilët mund të zhvillonte “biseda intelektuale”, ka ardhur edhe reagimi i ish-banores Xheneta Fetahu.

Në një postim në rrjete sociale, Xheneta ka shpërthyer ndaj disa prej deklaratave të tij, duke e quajt “mosmirënjohës”.

 “S’po muj pa fol. Kur shoh njerëz mosmirënjohës, më vlon gjaku. Del e flet për ‘intelektin’ e Big Brother Shqipërisë, kur vet u mbyt tu sha njerëz e familje brenda Big Brother Kosovë…”, ka shkruar ajo, duke shtuar se disa persona harrojnë se janë trajtuar me respekt, pavarësisht sjelljeve që kanë pasur gjatë spektaklit.

Reagimi i saj vjen pasi këngëtari Xuxi në intervistën e sotme tha se në BBVK nuk kishte mjaftueshëm njerëz për biseda intelektuale, duke veçuar si përjashtim vetëm Vullnet Krasniqin.

“Po të isha në Big Brother Albania, jam shumë i sigurt që shumë më lehtë do ta kisha shpreh intelektin tim me Laertin, Rozanën, Danjën… Gje që më ka munguar në Big Brother Kosova, pasha qat Vullnet,” tha ai.

Deklarata e plotë e Xuxit, KËTU

Advertisement
Advertisement
Advertisement