Degradimi i Artan Lames nga dishepull i urbanizmit në Patronazhist të Rrumpallës - Gazeta Express
string(80) "degradimi-i-artan-lames-nga-dishepull-i-urbanizmit-ne-patronazhist-te-rrumpalles"

Ballina

Ermal Mulosmani

20/04/2021 18:52

Degradimi i Artan Lames nga dishepull i urbanizmit në Patronazhist të Rrumpallës

Ballina

Ermal Mulosmani

20/04/2021 18:52

Në një publikim të bërë sot nga gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, dëgjohej Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame,  të thoshte:

Është bërë një diskutim te Kryeministri para një muaji për procesin e legalizimeve në vijim. Në këto 320 mijë objekte që kanë bërë vetëdeklarim, pra që janë  dosje reale, ne kemi mbyllur rreth 150 mijë që do të thotë kanë mbetë edhe rreth 170 mijë të tjera. Nga këto 170 mijë dosje vetëm 60 prej tyre bëhen. Të tjerat janë të pabëshme ose nuk duhet të bëhen sepse janë kriminale. Që do të thotë që, në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje të cilat ne me vetëdije do vazhdojmë t’i mbajmë, se janë njerëz, po u the që nuk bëhen ua hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër. Pra, do vazhdojnë të trajtohen : “do shikojmë, do ta trajtojmë, do ta diskutojmë, do ta rishohim kur të rishihet legjislacioni”.

Lexo Edhe:

Fjala e zotit Lame mbyllet me tekstin:

Kjo nuk përjashton faktin që ne po pregatisim nja 40 mijë objekte me Bashkinë e Tiranës të cilat do t’i nxjerrim për skualifikim masiv. Edhe unë po të isha kandidat atje, të nesërmen do të veja ti thoja që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizua, edhe ikën ata, u bënë me atë, natyrisht ku i intereson atij se ça është politika, ai thotë të shpëtojë shtëpinë…

Ky ishte përgjimi. Zoti Lame në një përpjekje të tij për përgënjeshtrim deklaroi se përgjimi është bërë në Tetor –Nëntor 2017. Për një moment dua t’i besoj zotit Lame dhe të kuptoj tekstin e tij.

Nëse është në Nëntor të vitit 2017, pra 3-4 muaj pas fitores totale të partisë së zotit Rama, çfarë kuptmi ka shprehja:

 “do vazhdojmë të trajtohen” do të shikojmë, do ta trajtojmë, do të diskutojmë, do ta rishohim kur të rishihet legjislacioni”.

Deri kur do të vazhdojnë të trajtohen kështu?  Nëse fati final i atyre ndërtimeve do të ishte rruspa a nuk do të ishte pikërisht ky momenti më i mirë kur mund të ndodhte (Nëntor 2017)? Kur zgjedhjet janë 4 vite larg dhe kostot elektorale janë kaq minimale?

Pse përmendet fjala: “edhe unë po të isha kandidat atje do u premtoja  që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizuar, edhe ikën ata, u bënë me të….”

Me çfarë logjike do përmendeshin zgjedhjet në Tetor-Nëntor 2017?!!! Kjo është një gënjeshtër e trashë fort.

Logjika e frikës elektorale në Nëntor të vitit 2017, në zenitin e pushtetit politik të Kryeministrit, e përjashton absolutisht një përkujdeje të tillë. Kjo bie ndesh me çdo logjikë elementare. Prandaj përpjekja e zotit Lame për të përgënjeshtruar përgjimin e publikuar në vend që të vinte vetullat nxori edhe sytë. Ai fjalim është mbajtur në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, kjo nuk ka dyshim. Mundet të jetë në prag të zgjedhjeve të 2017-ë por kjo nuk e ndryshon thelbin e diskutimit.

***************

Artan Lame ka qenë një nga më të zëshmit e kësaj maxhorance që fliste për vlerat e trashëgimisë kulturore, harmonizimin e tyre me urbanizmin modern dhe njëkohësisht kritikën ndaj kaosit urban të kohëve të Partisë Demokratike. Për ironi të fatit  ai që tallej me “Tokën e Xanun”  u detyrua të bëjë pakt me “Nua Rrokun”. (një nga parullat emblematike të viteve 90).

Taktika të tilla elektorale janë bërë prej 30 vitesh. Puna është se ne menduam se u erdhi fundi. Njerëzit e kuptojnë që për interesa momentale elektorale, partitë kryesore politike e kanë kthyer territorin në një kaos të shëmtuar urban ku është shpërblyer shkelësi i ligjit dhe nëpërkëmbur respektuesi rigoroz i tij.

Por si të zgjidhet një hall i tillë kur kaosi urban i KÇK-së  barbare të ndërtimit të mos paguhet gjithmonë nga kurrizi i qytetarit të mirë e të margjinalizuar nga kompromiset elektorale?! A zgjidhet vërtetë problemi duke e fshehur, duke e shtyrë, duke mashtruar? Si do u thonë këtyre njerëzve pas 6 muajve kur tu çojnë fadromën?

Në situate të tilla ka vetëm një mënyrë: ballafaqimi me problemin. Partia Socialiste duhej ta hapte këtë temë në publik, siç ka hapur temën e taksës progresive, pagës minimale, TVSH-në, bujqësinë apo gjëra të tilla me interesa masive. Duke e bërë publike dhe duke kërkuar edhe debat me kundërshtarin politik mundej që në përfundim të kishte më shumë dobi sesa duke e fshehur, duke  mashtruar. Ndoshta duke shpjeguar të këqiat e këtij legalizimi kriminal vërtetë mund të humbte votat e atyre njerëzve por do të fitonte simpatinë e mjaft qytetarëve që do të vlerësonin sesnin e shtetit e të ligjit. Mundet që aq sa humbte andej të fitonte në krahun tjetër. Mundej që edhe kundërshtari politik të bashkohej ligjit kundër kundërvënësve dhe të deklarohej që as ai nuk do i legalizonte këto prona. Kështu që reforma do të ishte pa efekt.

Por Kryeministri zgjodhi rrugën  burracake. E fshehu problemin me shpresën se do i mashtronte tre muaj dhe pastaj u fuste rruspën të mashtruarve.

Tani mashtrimi është bërë publik. Patatja e nxehtë ka mbetur në mes  PS-së dhe SPAK-ut.

A është krim mashtrimi me detyrën shtetërore? Nuk e di.

Nëse do ndjekim logjikën e Patronazhisitit të publikuar nga Lapsi, ai që do duhej të futej në burg duhej të ishte gazetari që e bëri publike, Artan Hoxha. Atij i duhej konfiskuar Facebooku, të thirrej në Prokurori, t’i kërkohej burimi i informacionit.

Deri sa të marrin vendim SPAK-u është një vendim tjetër më i afërt. Më 25 Prill, votat e këtyre 100 mijë njerëzve duhet të shkojnë kundër mashtruesve të tyre.