Defekti teknik ndalon fluturimin e Papës Leo, kthehet në Romë me avionin e Mbretit të Spanjës - Gazeta Express
string(92) "defekti-teknik-ndalon-fluturimin-e-papes-leo-kthehet-ne-rome-me-avionin-e-mbretit-te-spanjes"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2026 7:54

Defekti teknik ndalon fluturimin e Papës Leo, kthehet në Romë me avionin e Mbretit të Spanjës

Lajme

Gazeta Express

13/06/2026 7:54

Papa Leo XIV u detyrua të ndryshonte planet e kthimit nga Spanja në Itali pasi avioni i kompanisë Iberia Airways, me të cilin do të udhëtonte nga Tenerife drejt Romës, nuk mundi të ngrihej për shkak të një problemi teknik.

Sipas raportimeve, defekti u zbulua pak para nisjes së fluturimit më 12 qershor, duke bërë që papa dhe delegacioni i tij të largoheshin nga avioni. Më vonë, autoritetet spanjolle i vunë në dispozicion Papës Leo XIV avionin privat të Mbretit të Spanjës për t’u kthyer në Romë, raporton CNN,.

Ngjarja shënoi fundin e një vizite gjashtëditore në Spanjë, e cilësuar historike për kreun e Kishës Katolike. Papa Leo XIV, papa i parë amerikan tërhoqi turma të mëdha gjatë qëndrimit të tij në vend.

Në Madrid, rreth 1.2 milionë persona morën pjesë në një meshë dhe procesion të drejtuar prej tij. Ai gjithashtu u bë papa i parë që mbajti një fjalim para Parlamentit të Spanjës, ku u prit me një ovacion të gjatë nga deputetët.

Një nga momentet më të rëndësishme të vizitës ishte ceremonia në bazilikën Sagrada Familia në Barcelonë. Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së arkitektit Antoni Gaudí, papa kremtoi një meshë dhe bekoi Kullën e Jezu Krishtit, e cila e bën bazilikën kishën më të lartë në botë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement