Komentatori politik Ilir Deda, në Politiko ka kritikuar ashpër partitë e mëdha politike në Kosovë, duke thënë se përfshirja e personave të akuzuar për keqpërdorim të votës në listat zgjedhore tregon mungesë vullneti për ndërtimin e shtetit ligjor.
Sipas Dedës, qytetarët kanë qenë dëshmitarë për muaj të tërë të rasteve të manipulimeve dhe rritjes së votave të keqpërdorura për kandidatë që sot gjenden në listat e tri partive më të mëdha në vend.
“Nëse ti pas pesë muajve, ku krejt Kosova e ka pa live se si rriteshin votat e keqpërdorura për kandidatë që sot janë në listat e tri partive më të mëdha, çka na tregojnë neve lidershipet e këtyre tri partive”, deklaroi Deda.
Ai tha se një qasje e tillë tregon se lidershipet politike nuk e shohin si problem manipulimin zgjedhor.
“Okej me hajni, në rregull janë dhe nuk kanë problem”, u shpreh ai.
Deda theksoi se me këtë veprim po zhbëhet edhe beteja e mëhershme për largimin nga politika të personave që kanë keqpërdorur procesin zgjedhor.
“E zhbëjnë një betejë të madhe në të kaluarën e cila u bë që të mos ketë njerëz të cilët kanë keqpërdor lista zgjedhore”, tha ai.
Sipas tij, promovimi i personave të përfshirë në afera zgjedhore dhe i atyre që përballen me aktakuza, dëshmon se vendi nuk po ecën drejt forcimit të shtetit.
“Kur ti e ke në listë e kap e promovon një keqpërdorues të votës, e mos të flas për të tjerët që kanë aktakuza, ti nuk je për shtet”, deklaroi Deda.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...