Deda kritikon idenë e zgjedhjeve të shpeshta: Hajgare me shtetin, Kosova nuk ka kapacitet për skenar si Bullgaria - Gazeta Express
string(111) "deda-kritikon-idene-e-zgjedhjeve-te-shpeshta-hajgare-me-shtetin-kosova-nuk-ka-kapacitet-per-skenar-si-bullgaria"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 7:36

Deda kritikon idenë e zgjedhjeve të shpeshta: Hajgare me shtetin, Kosova nuk ka kapacitet për skenar si Bullgaria

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 7:36

Analisti politik, Ilir Deda në Politiko komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, duke e vënë theksin tek paralajmërimet për mundësinë e cikleve të shpeshta zgjedhore dhe duke e kritikuar qasjen politike që, sipas tij, rrezikon stabilitetin institucional të vendit.

Deda iu referua shembullit të Bullgarisë, duke theksuar se ajo ka mbajtur 8 palë zgjedhje brenda 5 viteve dhe se përdorimi i një modeli të tillë si referencë për Kosovën është i gabuar dhe joserioz.

“Shembulli për Kosovën i veprimit politik është Bullgaria, e cila për 5 vjet ka shkuar 8 herë në zgjedhje. E prej krejt Evropës, politika e Kosovës ose udhëheqësi i Kosovës, vendos Bullgarinë me marrë shembull, cilin don me repliku në Kosovë”, tha Deda në Politiko.

Ai shtoi se shoqëria kosovare dhe institucionet nuk kanë kapacitet për cikle të shpeshta zgjedhore dhe, sipas tij, qytetarët duhet të jenë më kërkues ndaj klasës politike.

“Qytetarët e Kosovës janë hisedarë të këtij vendi, politikanët janë të punësuar nga qytetarët e Kosovës, po jo me luajt këso lojërash.” u shpreh ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement