Kosova Finance Forum 2026 ul në një tavolinë 3 ministra për zhvillimin industrial të rajonit - Gazeta Express
string(92) "kosova-finance-forum-2026-ul-ne-nje-tavoline-3-ministra-per-zhvillimin-industrial-te-rajonit"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 8:52

Kosova Finance Forum 2026 ul në një tavolinë 3 ministra për zhvillimin industrial të rajonit

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 8:52

Në kuadër të Kosova Finance Forum 2026, që mbahet më 27 dhe 28 mars, do të zhvillohet një tryezë e rrumbullakët e nivelit të lartë, e cila sjell në një tavolinë të përbashkët tre ministra nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Tryeza organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës dhe synon të hapë diskutim mbi financimin e rritjes industriale në rajon, një ndër temat më kyçe për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Në këtë diskutim do të marrin pjesë znj. Mimoza Kusari Lila, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit  në Republikën e Kosovës, znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit në Republikën e Shqipërisë dhe z. Besart Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përveç përfaqësuesve qeveritarë, tryeza do të pasurohet edhe me kontributin e figurave të rëndësishme nga institucionet ekonomike dhe financiare si znj.Pranvera Kastrati, Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, z.Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Besnik Berisha, Drejtor Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore e të tjerë akterë udhëheqës të dialogut ndërsektorial.

Diskutimi do të fokusohet në identifikimin e mekanizmave konkretë për rritjen e qasjes në financa për sektorin industrial, fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e politikave që nxisin investime dhe inovacion.

Kosova Finance Forum 2026 pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbim idesh dhe ndërtim partneritetesh mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Duke pasur parasysh interesimin e lartë, organizatorët bëjnë të ditur se numri i ulëseve është i kufizuar. Të interesuarit mund të rezervojnë pjesëmarrjen e tyre përmes faqes zyrtare: www.kosovabusinessforum.com.

Advertisement
Advertisement
Advertisement