Deda: Kosova po shkon drejt federalizmit, skena politike po bie pre e propagandës së VV-së - Gazeta Express
string(89) "deda1-kosova-po-shkon-drejt-federalizmit-skena-politike-po-bie-pre-e-propagandes-se-vv-se"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 22:41

Deda: Kosova po shkon drejt federalizmit, skena politike po bie pre e propagandës së VV-së

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 22:41

Analisti politik, Ilir Deda, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Deda tha se Kosova po shkon drejt federalizmit dhe sipas tij, kur bëhen një varg vendimesh politike, juridike dhe administrative kundër një komuniteti të caktuar, kostoja negative e Kosovës do të jetë se ai komunitet do të kërkojë aranzhmane shtesë politike dhe institucionale.

“Ajo që e tha Enver Hasani, ne po shkojmë drejt federalizmit. Kur bëhen një varg vendimesh politike, juridike, administrative kundër pjesëtarëve të një komunitetit të caktuar në vazhdimësi, që është ajo kostoja negative apo dosja negative e Kosovës, në fund këta thonë se e ‘i kemi provuar me institucione të tyre, s’po i respektojnë’ dhe do të kërkojnë aranzhmane shtesë politike dhe institucionale në këtë vend kur t’i vjen momenti”, tha Deda në Klan Kosova.

Tutje, Deda tha se Kosova do të bart kosto si shtet i ridizajnuar e sipas tij, ai ridizajnim i Kosovës nuk do të jetë diçka që do të pëlqehet.

“Ne do të bartim kosto, si shtet, si shtet i ridizajnuar dhe ai ridizajnimi i Kosovës nuk do të jetë diçka që do të na pëlqej, nëse shkohet në atë rrugë dhe nëse vazhdohet me këtë mendësi polarizuese, shoveniste, veç propagandë e cila është e padurueshme me vite në Kosovë dhe prej të cilës fatkeqësisht e gjithë skena politike po bie pre e propagandës së Vetëvendosjes”, tha ai.