Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë: humbin jetë mbi 20 persona, plagosen dhjetëra të tjerë - Gazeta Express
string(101) "shperthim-ne-nje-fabrike-fishekzjarresh-ne-kine-humbin-jete-mbi-20-persona-plagosen-dhjetera-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 8:01

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë: humbin jetë mbi 20 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 8:01

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinën qendrore ka shkaktuar një bilanc të rëndë viktimash, duke lënë të paktën 21 persona të vdekur dhe 61 të tjerë të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Liuyang, në provincën Hunan, në ambientet e kompanisë së prodhimit të fishekzjarrëve “Huasheng”.

Sipas mediave shtetërore, shpërthimi ndodhi rreth orës 16:43 sipas orës lokale, duke u pasuar nga një seri detonimesh të njëpasnjëshme që tronditën zonën përreth. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë re të mëdha tymi që ngrihen në qiell, ndërsa shpërthimet vazhdojnë në një zonë rurale të rrethuar nga male.

Pamjet ajrore të realizuara një ditë pas incidentit tregojnë shkatërrim të plotë të ndërtesave, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe mjetet e rënda po punojnë mes rrënojave në kërkim të të mbijetuarve. Autoritetet kanë ngritur një perimetër sigurie prej 3 kilometrash dhe kanë evakuuar banorët përreth për shkak të rrezikut.

Qeveria qendrore kineze ka dërguar ekspertë në vendngjarje për të koordinuar operacionet, ndërsa mbi 480 forca emergjence janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. Policia ka vënë në pranga drejtuesit e kompanisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit vijojnë.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka bërë thirrje për mobilizim maksimal të strukturave shtetërore për trajtimin e të plagosurve dhe gjetjen e personave të zhdukur, duke kërkuar gjithashtu që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Liuyang konsiderohet një nga qendrat kryesore të prodhimit të fishekzjarrëve në Kinë, duke përfaqësuar rreth 60% të prodhimit vendas dhe 70% të eksporteve. Megjithatë, aksidentet në këtë industri mbeten të shpeshta, shpesh për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë. Vetëm vitin e kaluar, një shpërthim i ngjashëm në të njëjtën provincë shkaktoi 9 viktima, ndërsa incidente të tjera fatale janë regjistruar edhe në pjesë të tjera të vendit në vitet e fundit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement