Debati në "Favorit" në T7 u "djeg" mediave serbe - Gazeta Express
string(44) "debati-ne-favorit-ne-t7-u-djeg-mediave-serbe"

Futboll

Gazeta Express

17/06/2024 20:42

Debati në “Favorit” në T7 u “djeg” mediave serbe

Futboll

Gazeta Express

17/06/2024 20:42

Mbrëmë pas skandalit të tifozëve serbë të cilët e shfrytëzuan ndeshjen e Evropianit Angli-Serbi për ta provokuar Republikën e Kosovës, në emisionin “Favorit” në T7 është diskutuar rreth skandalit serb.

Debati në “Favorit” ku mysafirë ishin analistët Ismet Munishi dhe Granit Begolli, e po ashtu zyrtarja e Federatës së Futbollit të Kosovës, Alba Morina ka prodhuar lajm në mediat e Serbisë.

Lexo Edhe:

Deklaratat e Granit Begollit dhe Alba Morinës rreth asaj se Shqipëria duhet të tërhiqet nga kandidatura e përbashkët me Serbinë për ta organizuar Evropianin U21 të vitit 2027 janë tematizuar në gazetën e njohur serbe, Kurir.

“Të ftuarit e emisionit të njohur sportiv “Favorit” kushtuar Kampionatit Evropian e kanë ndjekur me entuziazëm fitoren e Anglisë kundër Serbisë”, shkruan fillimisht Kurir.

Kjo gazetë pastaj e citon mysafiren e “Favoritit” nga FFK-ja, Alba Morinën.

“Zyrtarja e FFK-së, Alba Morina u ka kërkuar drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit që të tërhiqen nga kandidatura e përbashkët me Serbinë për Evropianin U21. Ajo beson se provokimet nga tifozët serbë janë të papranueshme”.

Alba Morina në “Favorit” mbrëmë tha: Nuk dua të deklarohem si zyrtare e FFK-së në këtë rast. Besoj se Federata do të dalë me qëndrim zyrtar, por personalisht do të doja që Shqipëria të tërheq kandidaturën e saj”, tha Morina.

Edhe më i zëshëm në “Favorit” ishte analisti Granit Begolli i cili insiston që Shqipëria duhet të heq dorë nga projekti i përbashkët me Serbinë.

“Po e shohim si na trajtojnë serbët. Na djegin flamurin. Nuk ka logjikë organizimi i Kampionatit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë. Shpresoj të tërhiqemi nga kandidatura. Është e qartë që nuk mund të jemi miq me ta”,  ka thënë Begolli, i cili e mori për shembull rastin e futbollistit Igball Jashari, që vjen nga familja heroike Jashari nga Prekazi.

“Paramendo me shku Kosova me lujt në Serbi, e për Kosovën me lujt Igball Jashari. Unë kurrë nuk besoj që ai kish shku me lujt atje”, ka theksuar Begolli.

Emisioni sportiv “Favoriti i Europianit” transmetohet çdo ditë nga ora 23:00. /Gazeta Express/