Debati mes Julit dhe çiftit Romeo-Heidi, Ori: Romeo i ndjeshëm, nuk po luan - Gazeta Express
string(72) "debati-mes-julit-dhe-ciftit-romeo-heidi-ori-romeo-i-ndjeshem-nuk-po-luan"

TV/Film

Gazeta Express

12/03/2024 22:11

Debati mes Julit dhe çiftit Romeo-Heidi, Ori: Romeo i ndjeshëm, nuk po luan

TV/Film

Gazeta Express

12/03/2024 22:11

Debati mes Julit dhe Romeos ka qenë i pari i diskutuar mbrëmjen e sotme në spektaklin e madh të ‘Big Brother VIP 3’, ndërkohë që një qendrim për këtë situatë kanë mbajtur dhe opinonistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Arbëri është shprehur se Juli ka qenë koherent në mendimin e tij, se Heidi është më e fort, ndërkohë që e ka konsideruar normale që lidhja mes çiftit të komentohet.

Lexo Edhe:

Teksa sipas tij vendimin final e jep publiku dhe ai e gjykon secilin banorë.

“Kemi pasur raste që lidhjet janë prishur dhe kemi pasur raste që dashuria ka mbijetuar. Në këtë rast për mua Juli është koherent sepse e ka thënë dhe më herët që Heidi është lojtare e fortë. Unë mendoj që është normale që Juli brenda shtëpisë të shpreh mendimin e tij në raport me një marrëdhënie brenda shtëpisë. Siç komentohet brenda komentohet dhe jashtë. E ka komentuar apo përdorur nga Juli kjo është një gjë shumë e ulët por kjo është diçka që e vendos publiku. Më vjen keq që gjërat nuk i them dot siç duan banorët por do i them siç i mendoj unë”, tha Arbëri.

Ndërkohë që nga ana e saj edhe Ori ka dhënë mendimin e saj duke e vlerësuar se kjo situatë mes çiftit Romeo- Heidi është përdorur nga banorët e tij. Sipas Orit Romeo nuk është duke luajtur.

“Romeo nuk po luan brenda shtëpisë, ai është i ndjeshëm, sensual i merr gjërat personale. Nuk po them që Juli vë gishtin në plagë sepse ai është në rregull me lojën e tij. Nëse kjo është linja qe Romeo ka zgjedhur duhet të jetë më konsistent. Në këtë mënyrë Romeo ekspozon dobësitë e tij. Juli dhe banorët e tjerë po e godasin Romeon në mënyrë që mua nuk më pëlqen. Heidi dhe Romeo të dy bashkë janë më të fortë se i shtojnë vlera njëri-tjetrit jo sepse Romeo është më i dobët”, shton Ori.