Debati mbi publikimin e dosjes së Martin Camajt, Autoriteti nis hetimin administrativ - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2020 18:13

Debati mbi publikimin e dosjes së Martin Camajt, Autoriteti nis hetimin administrativ

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2020 18:13

Autoriteti i Dosjeve ka nisur hetimin admisitrativ sa i përket publikimit të dosjes së Martin Camajt.

Sipas studjuesit Auron Tare, Camaj figuron ne dosjen e krijuar për të nga ish-Sigurimi i Shtetit, si bashkëpunëtor.

Por nëse ka qenë e ligjshme publikimi i dosjes së Camajt, tashmë ka nisur një hetim.

Kryetarja e Autoritetit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, shkruan se grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikoje zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.

Postimi i plotë:

Nisur nga dinamikat e ditëve të fundit dhe publikimeve në shtyp mbi dosjen fashikull nr. 456 të Martin Camajt, që kanë të bëjnë me trajtimin e saj nga AIDSSH, sot, më datë 10.07.2020 firmosa urdhrin nr. 31 të nisjes së hetimit administrativ për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH.

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikoje zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.

Nderkohe AIDSSh do te vazhdoje te zbatoje me rigorozitet ligjin, duke garantuar qasjen ne dokumentat e Sigurimit, edhe per figurat historike.

Materiali përmbledhës i hartuar pas kryerjes së veprimeve për përmbushjen e objektit të urdhrit në fjalë do t’i bëhet i ditur Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për ndjekje sipas legjislacionit në fuqi.