Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, do të përballet në gjyq për akuza të falsifikimit të bilanceve financiare lidhur me sezonet 2019, 2020 dhe 2021.
Gjithashtu në gjyq janë dërguar bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Andrea Chiavelli, dhe vetë klubi.
Sipas raporteve të fundit të Tuttosport, çështja lidhet me pretendimet për fitime kapitale të fryra (plusvalenze) në dy transferta të mëdha: Kostas Manolas nga Roma në 2019 dhe Victor Osimhen nga Lille në 2020, shkruan Gazeta Express.
Në rastin e Manolas, Napoli përfshiu si pjesë të shkëmbimit mesfushorin Amadou Diawara, ndërsa për Osimhen u përfshinë portieri Orestis Karnezis dhe tre lojtarë të Primavera, të cilët sipas prokurorëve u vlerësuan në mënyrë të tepruar për të përmirësuar pozicionin financiar të klubit. /GazetaExpress/