De Jong kritikon vetveten: “Kam luajtur keq” - Gazeta Express
string(41) "de-jong-kritikon-vetveten-kam-luajtur-keq"

De Jong kritikon vetveten: “Kam luajtur keq”

Gazeta Express

06/04/2020 23:50

De Jong thotë se te Barcelona, ende nuk e kanë parë më të mirën e holandezit

Verën e kaluar, Frenkie De Jong la Ajaxin për Barcelonën për 75 milionë euro, plus 15 të tjera bonuse.

Lexo Edhe:

Brenda një kohë të shkurtër, ai zuri vend në formacionin e parë, duke lënë jashtë lojtarë si Arthur e Ivan Rakitic.

Sido që të jetë, De Jong thotë se ka edhe shumë për të dhënë.

“Kam luajtur shumë ndeshje dhe kjo nuk është e lehtë në vitin e parë. Unë jam i kënaqur me paraqitjen time, por jo plotësisht i kënaqur. Kam bërë disa paraqitje të mira dhe mendoj se ato ishin kundër Dortmundit dhe Interit në Ligën e Kampionëve, por gjithashtu kam luajtur ndeshje shumë të këqij”, deklaroi ai.

22 vjecari ka bërë 37 paraqitje me ekipin e parë, duke shënuar 2 gola. /Gazeta Express/