De Bruyne: Jam afër Topit të Artë - Gazeta Express
string(32) "de-bruyne-jam-afer-topit-te-arte"

De Bruyne: Jam afër Topit të Artë

Gazeta Express

29/02/2020 12:54

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka thënë se mendon se nuk është shumë larg të jetë konkurrent për Topin e Artë, pasi që është bërë futbollist më i kompletuar me kalimin e viteve.

Kevin De Bruyne arriti në Etihad nga Wolfsburgu për 55 milionë funte në verën e vitit 2015, duke u kthyer në Premierligë pasi kishte pasur vështirësi në Chelsea më herët në karrierë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Që nga atëherë, belgu i ka bërë më shumë se 200 paraqitje në të gjitha garat për Manchester Cityt, duke kontribuar me 50 gola, përderisa është bërë i njohurit si njëri ndër krijuesit më të mirë të rasteve në Evropë.

Manchester City i ka fituar shtatë trofe të mëdha me De Bruyne në mesfushë, përfshirë këtu dy tituj të Premierligës. De Bruyne ka mundësi të shtojë në këtë koleksion të dielën, kur përballet me Aston Villan në finale të Carabao Cup.

Përkundër këtyre sukseseve të tij në Etihad, 28-vjeçari ende s’ka arritur të radhitet në top dhjetëshe në votimet për Top të Artë, duke u radhitur i 14-të gjatë ceremonisë së vitit 2019. Megjithatë, ai beson se është afër për t’u njohur si njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.

“Besoj që nuk jam shumë larg. Por, kush jam unë për ta vendosur këtë? Unë vetëm tentoj të jem sa më i mirë që të mundem. Kam qenë duke luajtur mirë gjatë viteve të fundit dhe edhe sezonin e kaluar kur isha në fushë luaja mija, përkundër që pata shumë lëndime”, ka thënë De Bruyne.

“Edhe në Gjermani i pata disa vite të mira dhe ndihesha i lumtur, por kush i vendos futbollistët më të mirë. Nuk e di, mendoj se jam shumë afër. Natyrisht që është mirë të jesh i dominuar për Topin e Artë, por në rend të parë vijnë paraqitjet e skuadrës”. /Gazeta Express/