KB Ponte Prizreni po vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri.
Klubi prizrenas ka zyrtarizuar këtë të martë edhe përforcimin e katërt të huaj, shkruan Gazeta Express.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin, De Angelo Stewart, i cili është i gjatë 196 centimetra.
Basketbollisti amerikan karrierën e ka filluar në NCAA1, teksa ka luajtur edhe në Gjeorgji e Portugali.
Stewart së fundi ishte pjesë e skuadrës nga Superliga e Portugalisë, Guimares, ku luajti me mesatare prej 10.55 pikëve dhe me efikasitet 43%. /Gazeta Express/