Dasmat ‘sollën’ koronavirusin nga Serbia në veri të Kosovës - Gazeta Express
string(57) "dasmat-sollen-koronavirusin-nga-serbia-ne-veri-te-kosoves"

Dasmat ‘sollën’ koronavirusin nga Serbia në veri të Kosovës

Gazeta Express

30/03/2020 20:31

Një dasmë po konsiderohet si burim i infektimit të njerëzve me Covid-19 në veri të Kosovës. Dy pjesëmarrës të këtij ahengu familjar në Zveçan dolën pozitivë në testin e koronavirusit dhe të dielën janë dërguar për trajtim në Nish të Serbisë.

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës Milan Ivanoviq, që punon sipas sistemit shëndetësor serb, thotë se gjendja tashmë është alarmante.

Lexo Edhe:

Ai tha se me kapacitete mjekësore qëndrojnë mirë pasi janë furnizuar nga Serbia, ndërkaq me institucionet kosovare thotë se nuk bashkëpunojnë as në kohë pandemie.

Sipas Ivanoviqit qindra vetë tashmë janë izoluar derisa epidemiologët po kërkojnë kontaktet që kanë mundur t’i kenë të infektuarit.

Ai thotë se me kapacitetet mjekësore qëndrojnë mirë pasi janë furnizuar nga Serbia kurse me institucionet kosovare thotë se nuk bashkëpunojnë as në kohë pandemie.