Dardan Berisha do të vazhdojë të jetë lojtar i KB Peja edhe për sezonin 2025/26.
Basketbollisti i njohur kosovar vendosi që ta vazhdojë aventurën e tij me skuadrën pejane të paktën edhe për një sezon.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi pejan në rrjetet e tyre sociale.
“Basketbollisti më i mirë Shqiptar i të gjithë kohërave, Dardan Berisha – vazhdon në shtëpinë e tij edhe për edicionin 2025/26”, shkruhej në njoftimin e KB Peja në faqen e tyre në Facebook.