Dani Alves: Do t'ia jepja Topin e Artë Eriksenit - Gazeta Express
string(46) "dani-alves-do-tia-jepja-topin-e-arte-eriksenit"

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 16:19

Dani Alves: Do t’ia jepja Topin e Artë Eriksenit

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 16:19

Dani Alves tha se do t’i jepte Topin e Artë 2021 mesfushorit të Interit, Christian Eriksen. 

Braziliani është rikthyer në Barcelonë si lojtar i lirë dhe do të ketë të drejtë të luajë nga janari.

Lexo Edhe:

Ai tha se mesfushorit të Interit, Eriksen, duhet t’i jepet Topi i Artë 2021 ‘për atë që ka kaluar’ dhe beson se do të ishte një ‘mesazh i fortë’ për t’i dhënë çmimin danezit, i cili u rrëzua në EURO 2020 dhe pësoi një arrest kardiak, në ndeshjen e parë ndaj Finlandës.

“Eriksen e meriton Topin e Artë këtë vit. Për atë që ka kaluar. Do të ishte një mesazh i fortë për të gjithë botën e futbollit, njerëzit do të kishin më shumë ndjeshmëri. Messi është më i miri, ai ka qenë për 20 vjet, por do të ishte mirë për të gjithë nëse Eriksen do ta fitonte atë”, tha Dani Alves.

/Gazeta Express/