Daku ‘rrëmbëhet’ nga emocionet, i bashkohet thirrjeve të tifozëve - Gazeta Express
string(62) "daku-rrembehet-nga-emocionet-i-bashkohet-thirrjeve-te-tifozeve"

Sport

Gazeta Express

19/06/2024 18:38

Daku ‘rrëmbëhet’ nga emocionet, i bashkohet thirrjeve të tifozëve

Sport

Gazeta Express

19/06/2024 18:38

Kroacia e Shqipëria u përballën në një ndeshje të zjarrtë në qytetin e Hamburgut, në “Volksparkstadion”, në kuadër të Euro2024.

Ndeshja përfundoi me shifrat 2-2, e cila pati një fund dramatik, me Shqipërinë që barazoi rezultatin në minutën e 95-të të ndeshjes me anë të Klaus Gjasulës.

Golin e parë për Shqipërinë e shënoi Qazim Laçi, derisa për Kroacinë golin e gjetën Kramaric, dhe Gjasula, i cili shënoi autogol.

Përfundimi i ndeshjes me një barazim në çastet e fundit ndaj një superfuqie si Kroacia, është përjetuar thuajse si një triumf nga “kuqezinjtë”, për të cilët debutoi në Europian edhe Mirlind Daku.

Por sulmuesi kosovar bashkë me lojtarët e tjerë, e kanë festuar me tifozë rezultatin pozitiv.

Mirëpo, në një video që po qarkullon në internet – nëse videoja është autentike – Daku shihet se është ‘rrëmbyer’ nga emocionet dhe me autoparlant brohoret bashkë me tifozë.

Më gjerësisht, shih videon më poshtë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement