Këngëtarja dhe tekstshkruesja Dafina Kastrati, shqiptarja e cila karrierën muzikore është duke e zhvilluar në Gjermani, tashmë ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Running”.
Dafina përmes kësaj kënge, me zërin e saj të veçantë bën thirrje që secili ta gjejë forcën e brendshme për tejkalimin e kësaj situatë. Pos forcës, “Running” është po ashtu thirrje për shpresë dhe vullnet në këto ditë pandemie.
Pjesë e këtij projekti janë edhe personazhe të ndryshme, miq e bashkëpunëtor të këngëtares, duke e përfshirë kështu edhe Kosovën, për të cilën flet me një dashuri shumë të madhe. #gjesi të hënën do të sjell një intervistë ekskluzive me artisten, ku pos projektit të fundit, tregon edhe për albumin e saj të parë i cili parashihet të publikohet gjatë këtij viti.
Pos këtij projekti, Dafina është duke punuar fort për tregun ndërkombëtar të muzikës.
Me single-in e saj debutues “Shot calling” Dafina në vitin 2017 zuri vendin e tretë në MTV./Express/
DAFINA – RUNNING (Official Music Video)