Curtis dyshonte se Monroe kishte mbetur shtatzënë më të gjatë xhirimeve - Gazeta Express
string(71) "curtis-dyshonte-se-monroe-kishte-mbetur-shtatzene-me-te-gjate-xhirimeve"

Arte

Gazeta Express

02/06/2021 1:37

Curtis dyshonte se Monroe kishte mbetur shtatzënë më të gjatë xhirimeve

Arte

Gazeta Express

02/06/2021 1:37

Bashkëaktori i Marilyn Monroe në “Some Like It Hot”, Tony Curtis kishte thënë njëherë se ata kishin pasur një aferë që rezultoi në shtatzëni të aktores

Duke u kthyer në vitin 1958, Billy Wilder xhironte komedinë e tij klasike në të cilën luante Tony Curtis dhe Jack Lemmon kundër Marilyn Monroes të vetme. Filmi ka për sinopsis dy muzikantë të cilët përpiqen që të shpëtojnë nga mafia, pasi që ata ishin dëshmitarë të një krimi të kryer nga ta. Monroe, e cila luan këngëtaren Sugar, ishte shumë e vështirë gjatë xhirimeve, ku vonohej që të vinte në sheshin e xhirimeve.

Lexo Edhe:

Megjithatë, duhet të theksohet që Monroe, e cila tani do të ishte 95 vjeçare, po vuante në atë kohë edhe nga probleme fizike dhe mendore. Curtis, i cili luante saksofonistin Joe, kishte thënë që xhirimi i skenave romantike me ikonën ishte sikurse ta “puthësh Hitlerin”.

Edhe pse vite më vonë, më 2008, ai i tha gazetës The Guardian që origjina e këtij citati duket se i ishte keqkuptuar. “Dikush me tha mua, ‘Hey, si është ta puthësh Marilyn?’ unë thashë ‘është si ta puthësh Hitlerin’. ‘Pse më bëni një pyetje kaq idiotike? Ja nga erdhi kjo!”, kishte thënë ai për gazetën e njohur, transmeton GazetaExpress.

Një vit më vonë, Curtis botoi librin e tij me kujtime “The Making of Some Like It Hot: My Memories of Marilyn Monroe and the Classic American Movie” (Prodhimi i Some Like it Hot: Kujtimet e mia me Marilyn Monroe dhe filmi klasik amerikan).

Në libër, që u botua një vit para vdekjes së tij, aktori thotë se kishte pasur një aferë me Monroe derisa të dy ata ishin ende të martuar me dikë tjetër. Çifti kishin një lidhje të shkurtë më 1949 para se ata ta xhironin filmin e njohur, kurse lidhja e tij ishte rikthyer gjatë setit të xhirimeve të filmit “Some Like It Hot”.

“Çfarë provova në atë kohë ishte e paharrueshme”, kishte thënë 84 vjeçari. Më 1958, Curtis ishte i martuar me aktoren Janet Leigh dhe Monroe me dramaturgun Arthur Miller.

Kjo ndodhi kur dy yjet e filmit “Some Like It Hot” pranuan që kishin një aferë së bashku dhe më vonë ishte zbuluar se Monroe ishte edhe shtatzënë. “Unë mbeta i habitur. Dhoma ishte e qetë ku unë mund të dëgjoja gomat që fishkëllenin në bulevardin Santa Monica”, kishte thënë Curtis.

Në fund, aktorit i ishte thënë që të largohet nga Monroe dhe Miller derisa po xhironte pjesën tjetër të “Some Like It Hot”. Pasi ishte kompletuar xhirimi, Curtis kishte mësuar që Monroe kishte pasur një abort spontan.

Ikona e Hollywoodit do të vdiste tragjikisht katër vite më vonë, më 4 gusht 1962 nga një helmim me qëllim. Ajo ishte vetëm 36 vjeçare. /GazetaExpress/