Cristiano Ronaldo i afrohet edhe më shumë rekordit historik - Gazeta Express
string(59) "cristiano-ronaldo-i-afrohet-edhe-me-shume-rekordit-historik"

Sport

Gazeta Express

09/06/2021 23:25

Cristiano Ronaldo i afrohet edhe më shumë rekordit historik

Sport

Gazeta Express

09/06/2021 23:25

Tjetër ndeshje me Portugalinë, tjetër gol për Cristiano Ronaldon. Ai realizoi në miqësoren kundër Izraelit duke shkuar në kuotën e 104 finalizimeve.

Objektivi i Cristiano Ronaldo në aspektin personal është tashmë i qartë, të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Kombëtare, pasi është bërë tashmë sa i përket golave për klube.

Lexo Edhe:

CR7 realizoi një tjetër gol për Portugalinë e tij të mërkurën mbrëma në miqësoren kundër Izraelit.

Ai shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 dhe e la fushën në minutën e 71-të, derisa Bruno Fernandes i Manchester United e shënoi të parin.

Ronaldi arriti në kuotën e 104 golave me Portugalinë, dhe tani është vetëm 5 gola që të barazojë rekordin historik dhe 6 që ta thyejë atë.

Ali Daei (109), është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit. /Gazeta Express/