Ç’po ndodh këtu? Ky detaj i bën fansat të mendojnë se Getinjo po sjell këngë me reperin e njohur - Gazeta Express
string(94) "cpo-ndodh-ketu-ky-detaj-i-ben-fansat-te-mendojne-se-getinjo-po-sjell-kenge-me-reperin-e-njohur"

Ç’po ndodh këtu? Ky detaj i bën fansat të mendojnë se Getinjo po sjell këngë me reperin e njohur

Gazeta Express

20/11/2020 12:10

Ndonjëherë për të depërtuar në tregun muzikor mjafton vetëm një ‘beat’ dhe një tekst i goditur dhe ‘voila’.

Këtë na e ka vërtetuar më së miri Don Xhoni, reperi nga Mitrovica, që mori famë pas ‘freestyle’ të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit.

Lexo Edhe:

Pas asaj puntate ai u bë tepër i njohur, teksa ka publikuar “Tjera llafe” dhe bashkëpunimin me Encën dhe të dyja bënë namin.

Ndërkohë, së fundmi ai është parë në shoqërinë e Getinjo. Ishte ky i fundit ai që publikoi një foto me Don Xhonin dhe disa miq të tjerë, duke nxitur dyshimet se mos po sjellin ndonjë këngë.

Nuk e dimë si qëndron e vërteta e kësaj fotoje, por nëse dy çunat do bashkonin forcat do digjnin rrjetin.

Getinjo pritet të publikojë shumë shpejt projektin e tij “FENOMENAL”. Para disa javësh ai postoi një pjesë nga kjo këngë në rrjetet sociale dhe aq i mjaftoi që të merrte pafund komente pozitive.  /ExpressRozë/