“Çmendet” basketbollisti i NBA, poston video erotike me të dashurën nga karantina - Gazeta Express
string(78) "cmendet-basketbollisti-i-nba-poston-video-erotike-me-te-dashuren-nga-karantina"

Gazeta Express

23/03/2020 18:56

“Çmendet” basketbollisti i NBA, poston video erotike me të dashurën nga karantina

Gazeta Express

23/03/2020 18:56

Jamal Murrayn është pjesë e një skandali të shpërthyer në Amerikë në këto ditë krize të koronavirusit

Kur e gjithë bota është paralizuar, njerëzit po mundohen t’i kalojnë sa më mirë ditët e izolimit që të ruhen nga koronavirusi.

Lexo Edhe:

Por, basketbollisti i Denver Nuggets, Jamal Murray, është përfshirë në një skandal teksa nga llogaria e tij në Instagram u publikua një video me përmbajtje të fortë erotike, ku 23-vjeçari shfaqej bashkë me të dashurën e tij.

Pamjet qëndruan vetëm pak çaste, pasi u fshinë nga Murray, i cili konfirmoi se ai s’kishte të bënte me këtë, por ia kishin hakuar llogarinë.

Sido që të jetë, Murray veproi vonë, pasi video tashmë është duke bërë xhiron e botës.

Murray i turpëruar për atë që ndodhi, e ka mbyllur llogarinë e tij tani për tani në Instagram, ndërsa ka reaguar në Twitter për atë që ndodhi.

“Para së gjithash, do të doja t’u kërkoja falje tifozëve. Llogaria ime është hakuar, ne jemi duke punuar për ta zgjidhur këtë problem. Faleminderit!”, shkroi ai.

Edhe e dashura e basketbollistit, Harper Hempel, ka reaguar ne Twitter, duke shkruar: “Nese e keni videon, ju lutem fshijeni…”.

Murray ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Denver Nuggets gjatë dy sezoneve të fundit.

Këtë sezon ka shënuar mesatarisht 18.8 pikë dhe 3.9 asistime për ndeshje, por tashmë NBA si gjithë sportet e tjera është pezulluar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Edhe ai, si shumica e sportistëve, është vet-izoluar, për shkak të sëmundjes COVID-19, që tashmë ka pushtuar edhe Amerikën dhe deri më tani ka marrë qindra jetë.

Ndërsa sa i përket Evropës, Italia dhe Spanja janë më të goditurat, deri më tani në dy vendet në koronavirusi kanë vdekur mbi 7 mijë persona. /Gazeta Express/