Çitaku: Mohimi i masakrës nga Vuçiqi është çmenduri totale - Gazeta Express
string(57) "citaku-mohimi-i-masakres-nga-vuciqi-eshte-cmenduri-totale"

Çitaku: Mohimi i masakrës nga Vuçiqi është çmenduri totale

Gazeta Express

05/12/2019 16:56

Ish-ministri nga radhët e Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, është dënuar sot me dy vjet burgim pasi e kishte quajtur Masakrën e Reçakut një ‘fabrikim’.

Për dënimin e Teodosijeviq ka folur edhe shefi i Listës Serbe, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, duke përsëritur të njëjtën deklaratë skandaloze të Teodosijeviqit.

Lexo Edhe:

Për këtë deklaratë të presidentit serb ka reaguar ashpër ambasadorja e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku, duke i cilësuar  si çmenduri totale mohimin që Vuçiq ia bën Masakrës së Reçakut dhe krimeve të forcave paramilitare serbe në Kosovë.

“Presidenti i Serbisë sapo ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar. Kjo është një  çmenduri totale”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në twitter.

“Reçaku ishte një tragjedi e cila shpalosi dhe zbuloi para syve të botës egërsinë e vërtetë të regjimit serb në Kosovë”, ka shtuar tutje Çitaku.

Çitaku ka thënë se deklarata të tilla janë një turp për Serbinë dhe se mohimi i krimeve të kryera nga forcat serbe është i papranueshëm.