Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar sonte në konferencë për media që kërkon nga opozita kandidat për President krahas Feride Rushitit e nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Vlora Çitaku nga PDK tha s eKurti e tha vetë se asnjëherë nuk ka kërkaur kandidat për President nga opozita.
“Pra, atë që e kemi thënë nga fillimi, doli e vërtetë: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për President nga opozita. Ai ka kërkuar kundërkandidat për të përzgjedhurin/përzgjedhurën e tij, vetëm sa për ta siguruar kuorumin. Kaq e thjeshtë. E tha vetë”, ka thënë Çitaku. /Gazeta Express