Çitaku i reagon Muratit: Jeni për gjynah, si ka mundësi me ju blloku opozita kur i keni 66 deputetë - Gazeta Express
string(97) "citaku-i-reagon-muratit-jeni-per-gjynah-si-ka-mundesi-me-ju-blloku-opozita-kur-i-keni-66-deputete"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 20:33

Çitaku i reagon Muratit: Jeni për gjynah, si ka mundësi me ju blloku opozita kur i keni 66 deputetë

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 20:33

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Financave,  Hekuran Muratit, pasi që ky i fundit ka fajësuar opozitën duke thënë se këta të fundit ‘’refuzuan’’ ta fusin në rend dite  mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, studentët, pensionistët e familjet.

Çitaku, në reagimin e saj drejtuar VV’së ka thënë se këta të fundit janë ‘’për gjynah’’, dhe ka shtruar pyetjen se si mundet opozita t’i bllokojë ata, kur pushteti ka 66 deputetë.

Postimi:

Për besë, për gjynah jeni, edhe pse i keni pasur të gjitha nivelet e pushtetit tash e 6 vite.

Hajde na tregoni: si paska mundësi që opozita ju ka bllokuar për të bërë punë të mira për këtë vend, kur i keni 66 deputetë në Kuvend? Shumicë solide.

Si ju ka bllokuar opozita që ka votuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën? Që i ka votuar zgjatimet buxhetore.

Diçka që ju nuk e keni bërë kurrë sa ishit në opozitë.

Hajde, tregoni.

Të paaftë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement