Çitaku dhe Hamiti përkrahin reagimin e Ambasadës së Zvicrës ndaj Vuçiqit - Gazeta Express
string(72) "citaku-dhe-hamiti-perkrahin-reagimin-e-ambasades-se-zvicres-ndaj-vuciqit"

Çitaku dhe Hamiti përkrahin reagimin e Ambasadës së Zvicrës ndaj Vuçiqit

Gazeta Express

09/12/2019 20:23

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, dhe ish-ambasadori i Koësovës në Britani të Madhe, Muhamet Hamiti, kanë përkrahur reagimin e Ambasadës së Zvicrës ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për mohim të krimeve serbe në Kosovë.

Ambasada e Zvicrës reagoi ndaj deklaratave të Vuçiqit dhe kërkoi pranimin e fajit nga Serbia si kusht për të ecur përpara.

Lexo Edhe:

“Pranimi i fakteve dhe zbulimi i së vërtetës për të kaluarën janë një parakusht për pajtim kuptimplotë dhe afatgjatë”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e ambasadës.

E Hamiti e ka veçuar këtë reagim të zviceranëve ndaj ambasadave tjera.

“Ambasada e Zvicrës i dënon pa ekuivoke deklaratat e Presidentit serb Vuçiq me të cilat e mohonte masakrën e Reçakut. Të tjerët i kanë dënuar plogësht, sa me thanë”, ka thënë ai.

“Dënim i qartë dhe i pastër i deklaratave skandaloze të bëra nga presidenti i Serbisë. Zvicra i tregon gjërat sic janë”, ka thënë Citaku. /Express/