Cili është përgjigjja e fizikanit amerikan për ‘peshqit e që bien nga qielli’? - Gazeta Express
string(75) "cili-eshte-pergjigjja-e-fizikanit-amerikan-per-peshqit-e-qe-bien-nga-qielli"

Mistere

Gazeta Express

27/07/2021 17:37

Cili është përgjigjja e fizikanit amerikan për ‘peshqit e që bien nga qielli’?

Mistere

Gazeta Express

27/07/2021 17:37

Megjithëse është mjaft e rrallë, ka raste kur nga qielli bien peshqi. Në të vërtetë peshqit nuk “bien” si rezultat i kondensimit të avujve të ujit, siç ndodh kur bie shi, por peshqit që bien janë peshqi që dikur ishin në det. Atëherë, si bëhet që ata të “ndodhen” në qiell?

Janë kryer disa vëzhgime të hollësishme shkencore mbi këtë dukuri dhe rezultat i të gjitha vëzhgimeve doli që shkaktar i këtij fenomeni është tornado. Kur tornadot ‘përshkojnë trupat që ndodhen në ujë’ krijohen të ashtuquajturat vorbulla. Vorbullat bashkë më ujin e liqeneve apo oqeaneve ‘thithin’ edhe gjallesat që ndodhen në ujë. Peshqit e thithur nga vorbulla e tornados ngritën lartë, gati deri në nivelin e reve dhe pastaj kur shpejtësia e erës zvogëlohet, ata bien prapë në tokë – disa milje larg prej vendit nga ku ka filluar ‘procesi’.

Lexo Edhe:

Sipas librit të meteorologjisë të Bill Evans-it me titull It’s Raining Fish and Spiders, krijesat bien nga qielli rreth dyzet herë në vit. Raportohet të kenë rënë lloje të larmishme gjallesash, përfshirë gjarpinj, krimba dhe gaforre. Megjithatë, peshqit dhe bretkosat janë më të zakonshmit. Madje janë raportuar raste të rënies nga qielli edhe të kallamarive dhe aligatorëve. Shpesh, procesi i ‘ngritjes’ lartë të këtyre krijesave manifestohet me ‘mbylljen’ e tyre nëpër ndonjë shtresë akulli apo breshëri, që mund të mbetet nëpër trupat e tyre edhe pas rënies së tyre në tokë. Rënia e krijesave ‘të mbyllura në blloqe akulli’ mund të jetë e shumë e rrezikshme dhe dëmshkaktuese, madje janë raportuar raste kur kanë shkaktuar thyerje xhamash të makinave.
Nëse shihni ndonjë ‘egërsirë’ duke rënë nga qielli, kërkoni menjëherë strehim në ndonjë ambient të mbyllur.

Marrë nga: “Pyetjet shkencore me përgjigje befasuese”, pyetje të cilës i’u përgjigj Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në Universitetin A&M të Teksasit Perëndimor.