Cila është arsyeja e vërtëtë e histerisë së Vuqiqit për emërimin e Rashiqit, sipas Blerim Velës - Gazeta Express
string(94) "cila-eshte-arsyeja-e-vertete-e-histerise-se-vuqiqit-per-emerimin-e-rashiqit-sipas-blerim-veles"

Cila është arsyeja e vërtëtë e histerisë së Vuqiqit për emërimin e Rashiqit, sipas Blerim Velës

Gazeta Express

01/12/2022 21:53

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar pas vendimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për anulimin e pjesëmarrjes në samitin BE-Ballkan Perëndimor, që mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Vuçiq tha se këtë vendim e mori pasi që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, emëroi Nenad Rashiqin ministër për Kthim dhe Komunitete si dhe Rada Trajkoviqin si këshilltare e tij.

Lexo Edhe:

Por, sipas Velës, kjo nuk është arsyeja e vërtetë e histerisë së tij dhe Vuçiq po mundohet të fshihet pas saj.

Vela ka thënë se Vuçiq po përpiqet që ta shmangë vëmendjen nga emërimi i Aleksandar Vulinit si shef i Shërbimit Sekret të Serbisë (BIA), i cili sipas tij, është një lakej rus.

“Histeria e Vuçiqit është një tentim i dështuar për të fshehur arsyet e vërteta për të marrë pjesë në samitin BE-BP në Tiranë. Ai po do ta shpërqendrojë vëmendjen nga emërimi i Vulinit, një lakej rus, si shef i shef i shërbimit sekret. Deklarata e samitit kërkon nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, që t’i bashkohen BE-së në sanksionet ndaj Rusië”, ka shkruar Vela. /GazetaExpress