Sulmoi një person, arrestohet i dyshuari në Skenderaj – Policia i sekuestron pistoletë me gaz e fishekë - Gazeta Express
string(101) "sulmoi1-nje-person-arrestohet-i-dyshuari-ne-skenderaj-policia-i-sekuestron-pistolete-me-gaz-e-fisheke"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 15:12

Sulmoi një person, arrestohet i dyshuari në Skenderaj – Policia i sekuestron pistoletë me gaz e fishekë

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 15:12

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Skenderaj është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’,

I arrestuari, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor, përcjell Gazeta Express.

‘’ Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gas, me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme’’, thuhet në njoftim.

Postimi:

Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’

Skenderaj, 12 maj 2026

Sot, rreth orës 11:30, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar mashkull madhor, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gas, me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.

Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement