Chelsea siguron firmën e talentit francez, 65 milionë euro për mbrojtësin e Rennes - Gazeta Express
string(81) "chelsea-siguron-firmen-e-talentit-francez-65-milione-euro-per-mbrojtesin-e-rennes"

Sport

Gazeta Express

18/01/2026 14:56

Chelsea siguron firmën e talentit francez, 65 milionë euro për mbrojtësin e Rennes

Sport

Gazeta Express

18/01/2026 14:56

“Blutë” kanë rënë dakord për kushtet personale me Jeremy Jacquet, lojtarin 20-vjeçar të Rennes, përpara finalizimit të transferimit.

Sipas raportimeve, klubi londinez do të paguajë rreth 65 milionë euro për kartonin e mbrojtësit, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Ligue 1.

Jacquet ka zhvilluar 17 ndeshje në këtë sezon, duke u kthyer në një nga pikat kyçe të Rennes falë sigurisë në mbrojtje dhe potencialit të madh për të ardhmen.

Chelsea synon të forcojë repartin defensiv me investime afatgjata dhe afrimi i Jacquet shihet si pjesë e strategjisë për ndërtimin e një skuadre konkurruese në vitet në vijim. Në ditët në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes dy klubeve. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement