Chelsea po përgatitet të bëjë një lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar të verës, duke planifikuar një ofertë prej 80 milionë eurosh për mbrojtësin e talentuar të Barcelonës, Pau Cubarsí.
Megjithatë, sipas raportimeve të El Nacional, klubi katalanas nuk ka ndërmend të negociojë largimin e 18-vjeçarit. Drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë Cubarsín si një nga shtyllat e projektit për të ardhmen dhe kanë bërë të qartë se nuk do të shqyrtojnë asnjë ofertë që nuk arrin vlerën e klauzolës së lirimit.
Klauzola e lirimit të mbrojtësit spanjoll është plot 500 milionë euro, një shifër që praktikisht e bën të paprekshëm në merkato.
Pavarësisht interesimit të Chelseat dhe gatishmërisë për të investuar 80 milionë euro, Barcelona mbetet e vendosur ta mbajë Cubarsín në skuadër, duke mos hapur negociata për shitjen e tij.
Mbetet të shihet nëse “Blutë” do të provojnë ta bindin klubin katalanas me një ofertë edhe më të lartë, por për momentin qëndrimi i Barcelonës është i prerë: Pau Cubarsí nuk është në shitje.