Chelsea e do Achrafin, fjalën e fundit e ka Zidane - Gazeta Express
string(49) "chelsea-e-do-achrafin-fjalen-e-fundit-e-ka-zidane"

Gazeta Express

29/03/2020 23:56

Chelsea e do Achrafin, fjalën e fundit e ka Zidane

Gazeta Express

29/03/2020 23:56

Nëse jo në Madrid, ai i ka dyert e hapura në çdo klub të madh të Evropës.

Achraf Hakimi është një ndër futbollistët më të mirë të Real Madridit që ka huazuar nëpër klubet e ndryshme në Evrope.

Lexo Edhe:

Dëshira e futbollistit është të kthehet në “Santiago Bernabeu”, por nëse nuk ndodh, ai i ka dyert e hapura çdo kund.

Bayern Munich ka kohë që e monitoron, derisa tani sipas Daily Mail, Frank Lampard ia ka vënë syrin dhe e do patjetër te Chelsea.

21 vjeçari ka qenë ndër më të mirët në mbrojtje në krahun e djathtë për dy vite te Dortmundi dhe është i gatshëm për të ndërruar ambient.

Ai ditë më parë tha “dua të triumfoj në Madrid, por nëse jo atje, atëherë diku tjetër”, duke i dërguar sinjale Zinedine Zidanit, që ende s’ka vendosur nëse do ta kthejë nga huazimi që do të skadojë në qershor.

Raportohet se Chelsea mund të paguajë klauzolën e lirimit të futbollistit, që është 50 milionë funte. /Gazeta Express/