Çfarë fshihet pas kësaj pikture të Van Gogh - Gazeta Express
string(43) "cfare-fshihet-pas-kesaj-pikture-te-van-gogh"

Arte

Gazeta Express

04/11/2025 15:58

Çfarë fshihet pas kësaj pikture të Van Gogh

Arte

Gazeta Express

04/11/2025 15:58

Kur Van Gogh u trasferua në qytetin e Arles, në jug të Francës, në fillim të vitit 1888, ai po përjetonte një periudhë të trazuar emocionale, artistike dhe personale.

Në këtë periudhë ai krijoi një lidhje të veçantë me Joseph Roulin, një postier lokal që, ndryshe nga shumica e miqve të tij në art, nuk vinte nga bota e galerive ose botës artistike. Por Roulin u bë pikërisht “engjëlli mbrojtës” i Van Gogh-ut.

Çfarë bëri Roulin

Roulin kujdesej që Van Gogh të merrte kujdesin mjekësor që i nevojitej në momentet më të vështira, përfshirë edhe strehimin në një spital psikiatrik.

Ai vizitonte pothuajse rregullisht Van Gogh-un dhe i shkruante vëllait të artistit, Theo Van Gogh, për t’i dhënë informacione për gjendjen e tij.

Kur van Gogh u lirua nga spitali, Roulin ishte pranë tij dhe e ndihmoi në stabilizimin e jetës së përditshme.

Pra në një botë ku artistët shpesh shihen vetëm si krijues ekscentrikë, kjo histori na kujton që pas çdo krijimi të madh mund të qëndrojë dikush që nuk është “yll”, por është mbështetës, shok, dëgjues i mirë.

Tregon se shpirti artistik nuk lulëzon vetëm nga talenti individual, por edhe nga dhembshuria dhe përkrahja e tjetrit. /Konica.al