Çfarë është instikti njerëzor dhe si e kemi trashëguar? - Gazeta Express
string(54) "cfare-eshte-instikti-njerezor-dhe-si-e-kemi-trasheguar"

Mistere

Gazeta Express

07/02/2023 23:03

Çfarë është instikti njerëzor dhe si e kemi trashëguar?

Mistere

Gazeta Express

07/02/2023 23:03

Shumica prej nesh në shoqëritë e zhvilluara, jetojnë në një botë që ecën para me ritme të shpejta, shpeshherë magjepsëse, falë inovacioneve të teknologjisë së lartë, udhëtimeve të largëta dhe realitetin virtual. Në përgjithësi ne jetojnë një ambient të sigurt, kemi qasje tek kujdesi shëndetësor, arsimi dhe ushqimi.

Megjithatë, nëse kërcënohen nevojat tona themelore, për të rivendosur ekuilibrin do të ndërhyjnë instinktet tona njerëzore. Po sa shpesh inkurajohemi të ndjekim apo besojmë instinktin tonë? Dhe çfarë do të thotë kjo realisht? Përgjatë shekujve, biologët, psikologët dhe degët e tjera të mendimit shkencor janë përpjekur që gjejnë një përkufizim konsensual.

Lexo Edhe:

Por instinkti njerëzor mbetet një konstrukt kompleks, të cilin po përpiqemi ende që ta kuptojmë. Sipas uebsajtit study.com:”Sjelljet instinktive janë jetike për mbijetesën për të gjitha llojeve të kafshëve. Ato nuk janë aftësi që mund të mësohen. Instinkti përkufizohet si një sjellje e pamësuar, Ai është i lindur, dhe i zhvilluar përmes evolucionit, dhe është një tipar i të gjithë anëtarëve të një specieje”.

Refleksi dhe instinkti janë në marrëdhënie të ngushta midis tyre. Refleksi është përgjigja automatike ndaj një stimuli të jashtëm, siç është pulitja e shpejtë e syve nuk ka na hyrë një mizë në sy, apo përgjigja Moro, që është refleksi i një foshnje që trembet nga një zhurmë e madhe.

Historia e instinktit

Filozofi i lashtë grek Hipokrati, e përshkroi dikur instinktin si “natyrën e kafshëve, e cila është e pamësuar”. Në shekullin XVIII-ë, u shfaqën teori të reja që pretendonin se të gjitha sjelljet vijnë nga idetë dhe inteligjenca, dhe në fund disa prej tyre bëhen zakone. Në vitin 1859, Çarls Darvini shkroi një kapitull mbi instinktet në veprën e tij kryesore “Mbi origjinën e specieve”.

Në përputhje me këtë të fundit, në fillim të shekullit XX-të psikologët e sjelljes hodhën poshtë idenë e instinktit njerëzor. Ata besonin se mendja ishte si një fletë bosh pa asnjë njohuri të trashëguar apo sjellje instinktive. Sot instinkti njerëzor përcaktohet kryesisht si një model sjelljeje i stereotipizuar, në dukje i pamësuar, por i përcaktuar gjenetikisht. Ndërsa plakemi ne humbasim disa nga instinktet tona njerëzore, siç është instinkti i ushqyerjes së foshnjave.

Cilat janë instinktet kryesore të njeriut?

Tre instinktet themelore njerëzore që e drejtojnë sjelljen njerëzore janë:

Vetëruajtja

Siguria, ushqimi dhe uji, strehimi, shëndeti

Instinkti seksual

Riprodhimi, kërkimi i një partneri

Instinkti social

Formimi i lidhjeve dhe i marrëdhënieve të sigurta sociale me të tjerët

Vetë-ruajtja

Pa vetë-ruajtje, ne nuk mund të përmbushim dot instinktet e tjera themelore që kemi si njerëz. Pra njerëzit duhet të ndihen të sigurt dhe të lirë nga kërcënimi. Dhe pasi vendoset kjo siguri, ne mund të dalim dhe të kërkojmë ushqim dhe ujë. Në bazën e hierarkisë së nevojave të psikologut të famshëm Abraham Masllou qëndron grupimi i kërkesave fiziologjik që përfshin vetë-ruajtjen. Ai shpjegon se në nivelin më themelor njerëzor, ne kemi nevojë për ajër, ujë, ushqim, strehim, gjumë, veshje dhe riprodhim.

Instinkti seksual

Në kuptimin biologjik, instinkti seksual është ideja që organizmat kërkojnë marrëdhënie seksuale si një detyrim instinktiv për t’u riprodhuar. Nga ana tjetër, filozofi gjerman i shekullit XIX-të, Artur Shopenhauer, mendonte se instinktet seksuale përbënin një pjesë të asaj që ai e quajti si vullneti njerëzor. Psikologu Sigmund Frojd, u përpoq të kuptonte se si instinkti seksual lidhet me mekanizmat mendorë dhe emocionalë që rregullojnë sjelljen njerëzore.

Instinkti social

Pandemia dhe bllokimet për shkak të Covid-19, na ekspozuan ndaj efekteve shpeshherë të dhimbshme dhe të dëmshme nga pamundësia për të përmbushur instinktet tona sociale. Për të mbijetuar dhe lulëzuar, njerëzit kanë nevojë të jetojnë në komunitet dhe të kenë kontaktesociale.

Izolimi përdoret si një formë torture, dhe psikologët paralajmërojnë se vetmia mund ta zhysë njeriun në depresion dhe ankth. Marian Trent, psikologe klinike dhe krijuese e Akademisë Feel Better, thotë që ne njerëzit rritemi si qenie sociale, të shkolluar,për të qenë socialë dhe për t’i njohur njerëzit kur i shohim.

Prandaj është e paqartë nëse të qenit social është një instinkt apo një sjellje e mësuar. “Njerëzit me spektrin autik, raportojnë shpesh se nuk ndiejnë të njëjtin presion shoqëror ose instinkt për të pranuar njerëzit. Të ngulitur në instinktin tonë shoqëror, njerëzit janë instinktivisht bashkëpunues, të sjellshëm dhe të dashur, por edhe të dhunshëm, paragjykues dhe agresivë”, shpjegon profesor Von Hipel, profesor i psikologjisë sociale në Universitetin e Kuinslendit në Australi.

“Rrethanat e ndryshme çojnë tek këto dy lloje reagimesh shumë të ndryshme. Në nivelin e përgjithshëm, mund të themi se të qenit me anëtarë të grupit tënd, të afërm, apo partnerë romantikë dhe koalicioni priret të çojë tek e para, ndërsa të qenit me anëtarë të grupeve të tjera, konkurrentë ose njerëz që shihen si kërcënim për grupin apo familjen, priret të çojë tek kjo e fundit”- thotë ai

A kemi të njëjtat instinkte dhe sjellje si paraardhësit tanë?

“Evolucioni biologjik i njeriut gjatë miliona viteve të fundit, nënkupton se ndryshimi më i madh sot midis nesh dhe paraardhësve tanë si shimpanzetë, qëndron tek bashkëpunimi, pasi ne jemi shumë më bashkëpunues se ata”- thotë profesor Von Hipel.

“Evolucioni ynë kulturor gjatë disa qindra apo mijëra viteve të fundit, dhe lindja e qyteteve 5000 vjet më parë, na ka mësuar dalëngadalë të jetojmë me një tolerancë më të madhe në një botë të huajsh, pa përdorur dhunën për të zgjidhur dallimet midis nesh, apo si një mënyrë për të konkurruar me njëri-tjetrin”-shton ai.

Ka ende një debat shumë të madh, nëse gjuha është një instinkt i lindur njerëzor apo një sjellje e mësuar. Në librin e tij të vitit 1994 “Instinkti i gjuhës”, psikologu Stiven Pinkerargumenton se fëmijët lindin me një instinkt gjenetik për të folur, ndërsa teoria e të mësuarit e sugjeruar nga filozofi austriak-anglez i shekullit XX-të, Karl Poper, është se ne lindim duke mos ditur asgjë, por jemi në gjendje të mësojmë gjithçka.

A mund t’i kapërcejmë instinktet tona?

“Ne mund të kapërcejmë çdo lloj instinkti, dhe disa njerëz i referohen si ‘vullnet i lirë’ procesit përmes të cilit e bëjmë këtë”- thotë profesor Von Hipel. Marian Trent thotë që  shpeshherë ne njerëzit, i mposhtim instinktet tona në situatat e përditshme.

“Për shembull marrin rastin e instinktit për të shmangur diçka të neveritshme për vetë-ruajtje. Si prindi i një fëmije të vogël, ne duhet ta kapërcejmë neverinë nga ndërrimi i pelenave. Apo  nëse ju kujtohet një moment kur keni ngrënë apo keni pirë diçka që ju sëmurur, instinkti juaj është ta shmangni atë herën tjetër. Instinkti juaj ju mban të sigurt, por mënyra jua e menduarit mund ta kapërcejë këtë”- shton ajo.

Fushat e reja të mendimit në psikologjinë evolucionare, sugjerojnë që ne kemi ruajtur shumë nga tiparet e mbijetesës së paraardhësve tanë, siç është instinkti për të luftuar kur jemi të kërcënuar. Siç shkruan Najxhëll Nikolson në Harvard Business Revieë “Ju mund ta nxirrni njeriun nga Epoka e Gurit, por nuk mund ta zhdukni Epokën e Gurit nga shpirti i tij”.

Dashuria si një instinkt njerëzor

Darvini besonte se njerëzit kanë mbijetuar si specie, sepse kanë evoluar në aftësinë për t’u kujdesur për ata në nevojë si dhe për të bashkëpunuar. Sociologët e quajnë këtë “mbijetesa e më të mirëve”. Dasher Keltner, drejtor i fakultetit të Qendrës së Shkencës në Universitetin Berkli në Kaliforni dhe autor i librit “Instinkti i mëshirshëm:Shkenca e mirësisë njerëzore”, ka ndërtuar mbi këtë teori në gjithë veprën e tij.

Nëpërmjet një sërë eksperimentesh në laboratorin e tij, ai zbuloi se nëse mund t’i detyroni  njerëzit të ndjejnë dhembshuri, ata nisin të ndihen shumë të lidhur me grupe të ndryshme.

Në veçanti, ata ndjejnë se janë të ngjashëm me njëri-tjetrin dhe ndajnë një humanizëm të përbashkët me njerëzit që janë në nevojë apo që janë më të brishtë.

Kjo mundëson një sjellje më altruiste ndaj tyre. Në një studim novator por shumë të diskutueshëm të kryer nga psikologu evolucionar Dejvid Bas nga Universiteti i Teksasit në 37 vende të botës dhe me mbi 10.000 njerëz, zbuloi se mirësia ishte cilësia më e kërkuar tek një partner.