Çfarë do të ndodhë kur të shkrihet Permafrost-i, pjesa e ngrirë e Tokës? - Gazeta Express
string(70) "cfare-do-te-ndodhe-kur-te-shkrihet-permafrost-i-pjesa-e-ngrire-e-tokes"

Çfarë do të ndodhë kur të shkrihet Permafrost-i, pjesa e ngrirë e Tokës?

Mistere

Gazeta Express

27/05/2022 1:06

Permafrosti po studiohet gjithnjë e më shumë nga shkencëtarët që vëzhgojnë katastrofën mjedisore të shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale. Po çfarë nënkuptohet me Permafrost?

Ku ndodhet ai? Dhe cilat janë pasojat e shpërbërjes së tij?

Lexo Edhe:

Tre nivele

Permafrost është toka e ngrirë, e përbërë nga akulli, dheu dhe sedimentet shkëmbore, i pranishëm në zonat polare dhe malore. Ai po degradon dhe shkrin për shkak të ngrohjes globale. Shumica e tij gjendet në hemisferën veriore të Tokës, ku zë një sipërfaqe prej 23 milionë km2, në pjesë të mëdha të Siberisë, Kanadasë, Alaskës dhe Grenlandës.

Mund të ketë nivele të ndryshme të Permafrostit:shtresa aktive sipërfaqësore që shkrihet në verë, dhe mbi të cilën rritet bimësia; Permafrosti gjithnjë i ngrirë; dhe jedoma, një lloj Permafrosti i formuar midis 1.8 milion dhe 10.000 vjet më parë, i cili është i pasur me materiale organike.

Çfarë do të ndodhte në rastin e shkrirjes së tij?

Me shkrirjen e permafrostit, shtohet dukuria termokarstike, e cila krijon hone dhe liqene. Në praktikë, zonat dikur të ngrira fillojnë që t’i ngjajnë rajoneve karstike. Jo vetëm kaq. Shkrirja e shpejtë e Permafrostit, si në rastet e liqeneve të krijuara nga shkrirja e tyre dhe zjarret më të shpeshta që po vërehen në zonën e tundrës, janë përgjegjëse për emetimet e metanit  dhe gazeve të tjera të rëndësishme serë.

Në fakt frika më e madhe ka të bëjë me një çlirim masiv të metanit, një gaz i fuqishëm serrë, i cili do të ndikonte më tej në ngrohjen globale. “Këto toka bartin një sasi të madhe karboni në formën e materialit organik – si mbetjet bimore dhe shtazore – që nuk dekompozohen për shkak të temperaturave të ulëta”- thotë Mats Bjorkman nga Universiteti i Goteborgut në Suedi.

Metani dhe dioksidi i karbonit

Mendoni për një moment sikur ikën energjia në shtëpinë tuaj, dhe çfarë ndodh me ushqimin e shkrirë në frigorifer.“Lënda organike në tokë bëhet e disponueshme për mikroorganizmat që e shpërbëjnë atë”– thotë Bjorkman, dhe në këtë proces mikroorganizmat prodhojnë metan dhe dioksid karboni.

Shkencëtarët po përpiqen të vlerësojnë se sa metan mund të lirohet, duke pasur parasysh mekanizmat e shumtë të përfshirë në këtë proces. Bjorkman analizoi kohët e fundit se çfarë ndodh me tokën që nuk është e ngrirë prej disa kohësh, ndërsa studime të tjera po nisin të shqyrtojnë fillimin e shkrirjes.

Ne kemi parë se kur zhduket ngrica e përhershme, pas mbetet një tokë shumë e thatë: nëse përmbajtja e ujit zvogëlohet, po kështu ndodh edhe me prodhimin e metanit. Përveç kësaj, nga këto zona mund të dalin edhe gjëra të tjera: baktere, viruse të panjohura, kimikate…

Së fundmi, ky proces ka pasoja në peizazh: shembjet e tokës, formimi i liqeneve, erozioni bregdetar janë tashmë në rritje. Dhe e gjithë kjo për popujt e Arktikut, do të thotë të duhet të zhvendosen infrastrukturat, shtëpitë, vendbanime të tëra, të bëra të paqëndrueshme. / Focus – Bota.al