Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes së parë të xhiros së dytë të Botërorit 2026, mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut.
Pas 45-minutëshit të parë, Çekia po fiton 1-0 ndaj Afrikës së Jugut.
Ishte Çekia që doli e para në epërsi qysh në minutën e gjashtë.
Michal Sadilek shënoi për 1-0, pas asistimit nga Alexandr Sojka.
Me këtë rezultat, Çekia është në vendin e tretë në grupin A të Botërorit, teksa Afrika e Jugut është e fundit në tabelë, pa asnjë pikë./GazetaExpress/