Cane thotë se nuk ndalet se punuari edhe në vetizolim - Gazeta Express
string(53) "cane-thote-se-nuk-ndalet-se-punuari-edhe-ne-vetizolim"

Cane thotë se nuk ndalet se punuari edhe në vetizolim

Gazeta Express

07/04/2020 20:03

“Ushtrimet janë gjithçka për mua”. Kështu ka thënë ylli i Love Island Alexandra Cane derisa ka treguar se ajo kurrë nuk ndalon punën dhe thotë se ajo është aktive me ushtrime fizike edhe gjatë vetizolimit

Ajo mahniti fansat e saj kur tregoi asetet e saj në fillim të këtij viti ku kishte hequr kilet e tepërta për tre muaj.

Lexo Edhe:

Tani, pavarësisht stilit të ri të saj të shëndetshëm, Alexandra Cane i ka thënë sot MailOnline se ajo kurrë nuk pushon dhe si të zgjohet pothuajse tërë ditën është aktive si me punë ashtu edhe me ushtrime fizike.

Ylli i Love Island (28), ka thënë se “ushtrime janë një gjë që duhet bërë” derisa ka thënë se ajo është e motivuar edhe për punë, pavarësisht vetizolimin nga koronavirusi e ku ajo po e përgatit programin për fitnes që quhet Summer Shred.

Derisa ajo ka treguar se përdorë embëlësira për të shikuar Netflixin sa është në izolim, por kjo nuk e ka penguar atë që të humbas 7 kg derisa është brenda.

“Nuk mundem, për shkak se menjëherë mendoj se mund të kthehem te shprehitë e vjetra dhe të shtoj peshë, prandaj ushtroj. Çdo ditë e di pse ushtrimet me bëjnë të ndihem edhe mirë dhe në formë”.

“Çdo mëngjes mendoj ‘duhet të bëj diçka!’. Gjithmonë i vë vetes sfida dhe pastaj e di si të relaksohëm. Nuk shikoj shumë TV, me shumë po lexoj libra, libra vetbesimi. Bëj shumë hulumtime, për momentin po studjoj, bëj bamirësi dhe të gjitha këto gjëra me bëjnë të ndihem mirë”, ka thënë ajo. /GazetaExpress/