“Canapé”, formati më i ri televiziv me Shpend Lipën në T7 - Gazeta Express
string(54) "canape-formati-me-i-ri-televiziv-me-shpend-lipen-ne-t7"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 16:23

“Canapé”, formati më i ri televiziv me Shpend Lipën në T7

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 16:23

“Canapé” është emisioni më i ri në T7. Duke nisur nga 2 tetori, emisioni i pasdites do t’i shoqërojë shikuesit nga e hëna në të premte, prej orës 18:10.

Nën moderimin e Shpend Lipës, ky emision do t’iu argëtojë e informojë pas një dite të lodhshme pune.

Lexo Edhe:

Me rubrika interesante e të lezetshme, debate për tema të përditshme, personazhe interesante, lidhje direkte nga ngjarjet e fundit, e materiale nga terreni, ashtu siç quhet edhe vet emisioni, “Canapé” ju pret të ulur në kolltukun tuaj.

Më poshtë, mund të shikoni promon e këtij emisioni, derisa më shumë detaje do të mund të kuptoni në premierën e 2 tetorit.