Canaj: Kurtit i duhen krizat që të jetojë politikisht - Gazeta Express
string(52) "canaj-kurtit-i-duhen-krizat-qe-te-jetoje-politikisht"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 7:14

Canaj: Kurtit i duhen krizat që të jetojë politikisht

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 7:14

Ish-diplomati Blerim Canaj, pati kritika të mëdha ndaj kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së Albin Kurti.

Canaj tha se Kurtit i duhen krizat që të mbijetojë politikisht.

“Në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje i merr 40 deputetë e më shumë atëherë gjasat që ne të shkojmë në zgjedhje janë prapë të mëdhaja. Madje… madje edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje i merr 60 deputetë”, u shpreh Canaj në Klan Kosova.

“Përshtypja ime gjatë kësaj periudhe, gjatë këtyre 5-6 viteve është që zotëri Kurti apo zotit Kurti patjetër i duhen krizat që të mbijetojë dhe të jetojë sa më gjatë politikisht”, deklaroi ish diplomati.

“Kjo tregon fatkeqësisht se ne e kemi një qeveri e cila që 5-6 vite ende nuk e ka të qartë që është e thirrur që e ka fituar besimin e qytetarit që ajo të gjejë zgjidhje”, shtoi Canaj.

Sipas tij, deri më tani është parë që janë votuar njerëzit që janë ekspertë në krijimin e krizave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement