Konflikti për pronën i mori jetën biznesmenit, detaje të reja nga vrasja në Sarandë - Gazeta Express
string(82) "konflikti-per-pronen-i-mori-jeten-biznesmenit-detaje-te-reja-nga-vrasja-ne-sarande"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 7:45

Konflikti për pronën i mori jetën biznesmenit, detaje të reja nga vrasja në Sarandë

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 7:45

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, ku mbeti i vrarë biznesmeni 66-vjeçar Rexhep Ismaili.

Sipas informacioneve paraprake, njëra nga palët është paraqitur në karburantin në pronësi të vëllezërve Ismaili për t’u sqaruar lidhur me konfliktin për një pronë.

Mësohet se gjatë debatit situata është përshkallëzuar në konflikt fizik mes palëve.

Në ato momente, nga ana e personave që ndodheshin në lokal dyshohet se është nxjerrë një armë automatike me qëllim goditjen e personave që kishin mbërritur aty.

Pas kësaj, pala tjetër ka hapur zjarr me armë, duke shkaktuar vrasjen e Rexhep Ismailit. Burimet bëjnë me dije se dyshohet të ketë edhe persona të plagosur nga pala e autorëve të dyshuar.

Sipas të dhënave paraprake, disa persona kanë hyrë në ambientet e lokalit të maskuar. Hetuesit po verifikojnë nëse konflikti lidhet me pronësinë e karburantit ku ndodhi ngjarja ose me një pronë tjetër në Ksamil, konkretisht një plazh i njohur si “Pema e Thatë”, që rezulton në pronësi të viktimës, shkruan Abcnews.al.

Ndërkohë, Policia vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement