Caicedo nuk u paraqit sot në stërvitje me Brightonin, Arsenali planifikon ofertën e dytë - Gazeta Express
string(87) "caicedo-nuk-u-paraqit-sot-ne-stervitje-me-brightonin-arsenali-planifikon-oferten-e-dyte"

Sport

Gazeta Express

28/01/2023 11:11

Caicedo nuk u paraqit sot në stërvitje me Brightonin, Arsenali planifikon ofertën e dytë

Sport

Gazeta Express

28/01/2023 11:11

Moises Caicedo duket se është gjithnjë e më afër largimit nga Brighton Hove & Albion.

Përmes një postimi në “Instagram” të premten mbrëma, mesfushori ekuadorian e konfirmoi dëshirën e tij për t’u larguar gjatë këtij afati kalimtar dimëror, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fabrizio Romano ka raportuar ekskluzivisht këtë të shtunë se Caicedo nuk është paraqitur në seancën stërvitore, pasi ai dëshiron të largohet menjëherë.

21-vjeçari gjithashtu mund të humbasë ndeshjen e nesërme në Kupën FA, kundër Liverpoolit.

Sipas Romanos, Arsenali tani pritet të dërgojë një ofertë të përmirësuar për reprezentuesin e Ekuadorit, pasi oferta prej 60 milionë funtesh u refuzua dje.

Për Caicedon interesim ka shfaqur edhe Chelsea. Një ofertë prej 55 milionë funtesh e “Bluve” ishte raportuar se u refuzua javën e kaluar.

Moises Caicedo ka kontratë të vlefshme më Brightonin deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/