Bylbyl Sokoli e tregon problemin më të madh me gjyqtarët në Kosovë - Gazeta Express
string(66) "bylbyl-sokoli-e-tregon-problemin-me-te-madh-me-gjyqtaret-ne-kosove"

Bylbyl Sokoli e tregon problemin më të madh me gjyqtarët në Kosovë

Gazeta Express

14/02/2020 20:34

Trajneri Bylbyl Sokoli e ka kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës për mungesën e dënimeve për gjyqtarët të cilët bëjnë paraqitje të dobëta në ndeshjet e Ipko Superligës së Kosovës, duke thënë se ata duhet të ndëshkohen dhe të mos lejohen të referojnë në ndeshjet e radhës.

Stinori vjeshtor në Ipko Superligën e Kosovës solli shumë akuza edhe sa i përket referimit. Disa klube i akuzuan gjyqtarët se po i dëmtojnë qëllimisht dhe se po i shesin ndeshjet, duke treguar edhe shuma parash për të cilat sipas tyre shiten ndeshjet në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Federata i kishte mohuar këto akuza, duke insistuar se çfarëdo gabimi është njerëzor dhe i paqëllimshëm, ashtu siç ndodh edhe në garat më prestigjioze të futbollit në Evropë, që çoi deri në përdorimin e teknologjisë VAR.

Megjithatë, Bylbyl Sokoli beson se mund ta ketë menaxhuar këtë situatë më mirë, duke insistuar që do të kishte qenë më mirë nëse gjyqtarët qënotohen dobët për paraqitjet e tyre të dënohen dhe të mos u lejohet të referojnë ndeshje të atij niveli për një kohë.

“Te referimi kemi një problem. Shumë shpesh referat referojnë dobët dhe vlerësohen me notë të dobët dhe ata pushojnë dy-tri xhiro dhe pastaj prapë kthehen. Vetëm një gjyqtar më duket se ka rënë në një rang më të ulët dhe që ka mbetur aty”, ka thënë Sokoli në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Gjyqtari që gabon duhet të bie në një rang më të ulët. Mendoj se Komisionet Disiplinore duhet të jenë më rigoroze, për arsye se gjyqtarët që gabojnë shumë shpesh ngrihen, lihen dy-tri xhiro dhe prapë kthehen në ndeshje”.

Sokoli ka vazhduar duke thënë se Kosova ka mjaft gjyqtarë cilësorë dhe se ata duhet të jenë në nivelin e tyre më të mirë për stinorin pranveror, pasi që tani pritet të jetë gara më e zjarrtë që është parë në vitet e fundit dhe s’ka vend për gabime. /Gazeta Express/