Butrint Imeri vjen ekskluzivisht në T7 me përmbledhje akustike të hiteve të tij - Gazeta Express
string(79) "butrint-imeri-vjen-ekskluzivisht-ne-t7-me-permbledhje-akustike-te-hiteve-te-tij"

Gazeta Express

08/05/2020 17:26

Butrint Imeri vjen ekskluzivisht në T7 me përmbledhje akustike të hiteve të tij

Gazeta Express

08/05/2020 17:26

Të shtunën ora 22:30 në T7, Butrint Imeri vjen me përmbledhje akustike të hiteve të tij.

Përkundër situatës me koronavirus kur të gjitha aktivitetet kanë pushuar, Butrint Imeri nuk është ndalur duke sjell një befasi shumë të këndshme për fansat e tij të shumtë.

Lexo Edhe:

Këngëtari i njohur do të vijë me një përmbledhje akustike me disa nga këngët e tij më të njohura, shkruan GazetaExpress.

Përmbledhja, e cila do të transmetohet ekskluzivisht në T7, brenda 30 minutave do të sjell interpretime fantastike nga Butrinti.

Shikuesit e T7 dhe adhuruesit e muzikës së Butrint Imerit performancën mund ta ndjekin të shtunën (09 maj 2020) nga ora 22:30.

Ndryshe ka vetëm dy muaj që këngëtari i njohur solli projektin e fundit në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

Ripërpunimi i këngës “Për një dashuri” tashmë ka kaluar shifrën e 10 milionë klikimeve në kanalin “Youtube” duke u shndërruar padyshim në hitin e momentit. /GazetaExpress/