Burrë e grua humbën jetën nga flakët, fqinjët: Zjarri erdhi me shpejtësi, gruaja u mundua ta shpëtonte - Gazeta Express
string(99) "burre-e-grua-humben-jeten-nga-flaket-fqinjet-zjarri-erdhi-me-shpejtesi-gruaja-u-mundua-ta-shpetonte"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2021 12:46

Burrë e grua humbën jetën nga flakët, fqinjët: Zjarri erdhi me shpejtësi, gruaja u mundua ta shpëtonte

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2021 12:46

Një ngjarje tragjike ka ndodhur disa ditë më parë ku zjarri ju morri jetën çiftit Haxhiaj nga Gjirokastra. Një fatkeqësi dhe një tragjedi që do ta mbajnë mend gjithë jetën. Kështu e kanë përshkruar banorët e fshatit “Asim Zenel” në Gjirokastër  atë që u ndodhi çiftit Haxhiaj.

Burrë e grua, Andrea dhe Tatiana Haxhiaj humbën jetën si pasojë e plagëve të marra nga zjarri që u afrua me banesën e tyre një javë më parë.

“Do mbahet mend për tërë jetën kjo ngjarje që ndodhi këtu në ‘Asim Zenel’. Përpiqemi të tërë si fshat që t’u japim kurajo ta përballojnë këtë goditje të rëndë. U fut zjarri këtu, dhe ai si duket u fut t’i shpëtonte, e mbyti tymi e ra. Të njëjtën gjë bëri edhe e shoqja për ta shpëtuar, edhe kjo ishte fatkeqësi e dytë për ta,” tregon një nga fqinjët për mediat.

Kujtojmë se 64-vjeçari Haxhiaj humbi jetën në vend pasi u asfiksua nga tymi i zjarrit që i kishte përfshirë pjesën e pasme të banesës. Kurse, bashkëshortja e tij i mbylli përfundimisht sytë të mërkurën pasi luftoi për jetën për më shumë se një javë në spital. Ajo kishte marrë djegie në 75 për qind të trupit.

“Erdhi zjarri matanë, nuk evitohej. Nga poshtë i mori flakët. Më shumë nga era, pastaj atje kishte mbeturina. U shua një shtëpi. Ishte era e tmerrshme,” shprehen të tjerë banorë për ngjarjen e rëndë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement